Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Ke fiksim të rrahësh njerëz? Florjan Binaj: Thellë-thellë jam malësor

Ke fiksim të rrahësh njerëz? Florjan Binaj: Thellë-thellë jam malësor

09:13, 12/01/2019
A+ Aa A-

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Florjan Binaj ishte i ftuari i parë në emisionin "Late Night Show" në Ora News. Ai zbuloi se populli e njeh më së shumti nga rolet që bën në Portokalli, kryesisht policin.

Moderatori i "Late Night Show", emision që do të transmetohet në orën 23:00 në Ora News, e pyeti se si i lindi ideja e policit, për të cilën Flori tregoi se ka qenë frymëzim nga një këngëtar e një malësor.

Flor Binaj: Kola është një përzierje në kokën time, një miks to miks me një prej parodistëve që ka qenë në Portokalli, një prej vëllezërve Lleshi. Ka një 10% nga ai, ka 3% nga një malësor që kam takuar një herë dhe pjesa tjetër është e gjitha fantazia ime. Ka marrë pak vese.

Kastro Zizo: Thellë-thellë ke pasur fiksim të rrihje njerëzit?

Flor Binaj: Thellë-thellë kam pasur fiksim të jem malok, malësor. Unë jam malësor nga Labëria. 

Image

/Ora News.tv/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco