Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Bixhoz me dashurinë/ Gori tronditet kur zbulon planin e hallës, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Gori tronditet kur zbulon planin e hallës, ja ç’do ndodhë nesër

17:59, 18/12/2018
A+ Aa A-

Anika i kërkon Shivait gjysmën e pasurisë së tij e cila i takon me ligj. Shivai nxehet dhe e nxjerr Anikën nga shtëpia. Pasi i kthejnë kurrizin njëri-tjetrit të dy shpërthejnë në lot. Shivai shkon në dhomën e tij dhe nga nervat thyen pasqyrën.

Ai lëndon dorën. Anika shkon tek shtëpia e mikeshës së saj. Një vajzë sheh lajmin e ndarjes së Shivait dhe gëzohet. Në mëngjes në shtëpinë Oberoi diskutohet për Anikën dhe Shivain. Pinki thotë se është e lumtur që shpëtuan nga Anika ndërsa Xhanvi mbron Anikën.

Gjyshja është e shqetësuar për Shivain pasi ai nuk del nga dhoma dhe nuk ka ngrënë ushqim. Shivai del nga dhoma dhe shtiret si i lumtur para të gjithëve. Om dhe Rudra i kujtojnë Shivait Anikën. Ai thotë se Anika është e shkuara e tij.

Rudra e çon Bavjan në një vend të vetmuar. Ai jep Bavjas një ilaç dhe asaj fillojnë t’i merren mendtë. Rudra i bën Bavjas një shaka duke u shtirur si Sultani. Miqtë e Rudrës surprizojnë Bavjan. Shoku i Rudrës e njeh Bavjan dhe i kujtohet që e ka parë me uniform policie.

Gori sheh hallën duke hapur një gropë në baçe. Halla merr një rrënjë bime dhe thotë se do i hyjë në punë kundër Omit. Gori e kupton që halla do i bëjë diçka Omit. Gori paralajmëron Omin por ai nuk e dëgjon./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco