Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Këngëtarja ‘denoncon’: Ish-i dashuri më ka tradhtuar me Taynan

Këngëtarja ‘denoncon’: Ish-i dashuri më ka tradhtuar me Taynan

23:29, 15/12/2018
A+ Aa A-

Këngëtarja Arta Memedi ka trazuar jo pak mediat sociale kohët e fundit. Ajo ka sqaruar në emisionin “Thumb” përplasjen me reperen Tayna, si nisi gjithçka dhe si iu kundërpërgjigj.

Arta Memedi: Pas këngës së fundit që kam publikuar “Kleoarta” ka pasur disa reagime nga ana e saj duke postuar disa foto. Ka postuar një foto munem me ta marr karrierën dhe partnerin tënd. Kjo foto ka qenë reagimi i saj i parë dhe unë jam kundërpërgjigj.

Aulona: Dhe ti nuk je treguar shumë e mëshirshme.

Arta Memedi: Deri në kohën që kam publikuar projektin nuk kam qenë vetë, krejt me mundin tim. Tani me ardh dikush edhe me të pengu në rrugë? Për ç’ka? Nuk ka pasur arsye. Normal që jam kundërpërgjigj kam thënë “Unë i kam pas që të dyja edhe partnerin dhe paratë”. S’mi ka marrë kërrkush paratë, s’kam pasur nevojë, kam qenë e pavarur.

Fatma: Ka ndonjë arsye apo inat të mbajtur më parë, që ajo reagon me ty?

Arta Memedi: Nuk e di arsyen ende pse ka reaguar. Në momentin që ajo ka publikuar foton ka reaguar menaxhmenti i saj përpara dhe i kanë thënë të heqë foton. Më kanë thënë dhe mua e më lanë lut që heq foton. Pas lutjes së tyre, nëpër intervista e kam thënë, e kam fshirë dhe jemi OK. Por ata prapë kanë reaguar me një këngë të cilën ka shumë thumbe dhe aty kam reaguar. Kam shpërthyer sepse kam pasur shumë bllokazhe prej menaxhmentit të saj, me anulu koncertin që kam qenbë atë natë në Vienë. Unë kam qenë aty dhe ajo ka thënë me anulu datën sepse unë nuk sjell më artistë me fjalë më te ti. Ai ka thënë kape artisten nër fjalë shtije në Turqi sepse nuk më duhet, unë kam plot këngëtarë.

Këngëtarja pranoi në “Thumb” se Rinori, ish-partneri i saj mund të ketë qenë iniciatori i përplasjes me Taynan. Në fund, Arta Memedi pranoi se është tradhëtuar nga ai si në anën personale, por edhe profesionale.

Aulona: Mbase nuk është e rëndësishme, por është përfshirë dhe një person i tretë në konfliktin tuaj dhe bëhet fjalë për Rinorin, menaxherin e Taynas aktual që është folur se ka qenë ish-partneri yt dhe tani dyshohet se është i Taynas. Është ky në fakt molla e sherrit midis jush?

Arta Memedi: Nuk ka qenë asnjëherë ajo molla e sherrit mes neve dyve sepse unë asnjëherë nuk ka dyshuar se ka diçka mes tyre. Pas ndarjes tonë normal që ka pasur fjalë që kanë dëshmuar atë. Mirëpo nuk ma ka marrë mendja që Rinori ka shije për një femër si ajo. Unë nuk ka pasur xhelozi ndaj asaj.

Fatma: Nuk gjej një arsye pse ajo do të të sulmojë ty?

Arta Memedi: Unë nuk e di. Mendoj që iniciatori mund të jetë pak edhe Rinori, për shkak se pas ndarjes tonë ai ka tentuar me u bashku, por unë veç jam larguar. Nuk kam mundur të vazhdoj përpara kur njeriu me të cilin kam punuar dhe kam qenë shumë i afërt i ka dhënë hapësirë menjëherë dikujt tjetër që vjen nga kërrkundi.

Aulona: Pra mund të themi që Rinori të ka tradhtuar si nga ana profesionale ashtu dhe private me Taynan.

Arta Memedi: Po. Është problemi që mua nuk më kishte dhembur shumë nëse më kishte tradhtuar në anën personale sepse ndodh. Meshkujt gabojnë. Na duhet të kuptojmë ndonjëherë se njerëz jemi, gabojmë dhe duhet të falim. Mirëpo ana profesionale është jo që më ka prekur më shumë sepse unë me atë synim kam shkuar në Prishtinë. Kam punuar shumë. Rrugëtimi im për muzikën është shumë i gjatë dhe ajo ka qenë që më ka prekur më shumë. /ABCNews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco