Bixhoz me dashurinë/ Pinki kap mat Shaktin me Kaminin, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Pinki kap mat Shaktin me Kaminin, ja ç’do ndodhë nesër

19:30, 12/12/2018
A+ Aa A-

Anika i bën video Shivait që ta mbajë kujtim kur të largohet prej tij. Shivai gatuan dhe i thotë Anikës se po i kalon një pjesë të aksioneve vëllezërve të tij. Anika kujton që i ka marrë letrat Kanës dhe largohet nga kuzhina.

Kana shkon tek Shivai dhe e informon. Shivai nxehet dhe pyet Anikën pse e bëri këtë. Anika i thotë se dy vëllezërit nuk e meritojnë pasi vetëm Shivai ka punuar. Shakti dhe Xhanvi habiten me sjelljen e Anikës. Anika thotë se po mbron bashkëshortin e saj.

Pinki është e lumtur që Anikës po i vjen koha për t’u larguar. Shivai pyet Anikën pse po e bën të gjithë këtë pasi ai është i sigurt që ajo i do Omin dhe Rudrën. Anika largohet nga ai dhe e lë Shivain konfuz. Kamini i jep Shaktit bizhuteritë e Priankës.

Shakti e kupton që ato janë fallco. Kamini kërcënon se do i tregojë të vërtetën Shivait. Shakti i lutet të mos e bëjë dhe i kap dorën. Pinki i sheh dhe xhelozon. Anika gjithashtu e sheh dhe e qorton Pinkin që po e bën Shivain të paguajë për një gabim që nuk ka të bëjë me të.

Prianka takohet me Ranvirin. Ai i jep rrogën e tij dhe i premton se do e bëjë të lumtur. Gori dhe Omkara janë konfuz me ndjenjat e tyre. Gori vendos të largohet dhe i thotë Omit ta thërrasë sa herë të ketë nevojë për ndihmë.

Om i jep para por Gori nuk pranon. Halla ndalon Gorin dhe i thotë se nuk mund të shkojë pasi do mbahet rituali. Gori nuk ka zgjidhje tjetër dhe qëndron. Ajo i premton Omit se do largohet sapo rituali të mbarojë.

Bavja emocionohet kur dëgjon një këngë që i kujton nënën e saj. Rudra mundohet t’i ngrejë humorin. Bavja çohet në mes të natës e uritur dhe shkon në kuzhinë për të gatuar makarona. Rudra vendos të gatuajë për Bavjën.

Rudra nuk gjen qumësht dhe thërret shitësin e qumështit. Shitësi rrëmbehet dhe në vend të tij vjen një bandit. Ai futet në dhomën e Rudrës. Bavja dhe Rudra gjejnë manekine duke u djegur në shtrat. Rudra ja mbath me vrap ndërsa Bavja hidhet nga dritarja./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco