VIDEO/ Moderatorja e Top Channel: ‘Je kaq i vogël, i imët, nga e ke gjithë këtë nerv?’ I kthehet Renato

VIDEO/ Moderatorja e Top Channel: ‘Je kaq i vogël, i imët, nga e ke gjithë këtë nerv?’ I kthehet Renato

21:21, 14/11/2018
A+ Aa A-

Kuzhinieri shqiptar më i përfolur i momentin është pa diskutim Reanto Mekolli  dhe shkak për këtë është bërë sjelljes së tij e ashpër me konkurrentët në spektaklin “Hell´s Kitchen”,

Kjo paraqitje e tij televizive prodhoi shumë reagime si nga publiku ashtu edhe nga disa personazhet e njohur.

Së fundmi Renato ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel dhe sigurisht që nuk mund të mos pyetej lidhur me sjelljen e tij në kuzhinë.

Ai tregoi me humor se nervat i ka të trashëguara pak nga Greqia, por jo se shqiptarët janë më të qetë.

“Je kaq i vogël, i imët dhe elegant dhe them nga del gjithë ai zë?” – e pyet moderatorja.

“Nga nervi moj, që nuk marr kile” – u përgjigj Renato Mekolli.

“Nga e ke trashëguar gjithë këtë nerv, shqiptar është apo është grek ?” –e pyet Bieta.

“Po grek duhet të jetë. Pastaj edhe ne jemi shumë keq, nervat e shqiptarëve janë o zot na ruaj” – tha duke qeshur shefi i kuzhinës Renato Mekolli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco