Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Arbana zbulon bisedën që bëri me Adelajdën para nisjes së ‘Big Brother 2’, për të mos u humbur

Arbana zbulon bisedën që bëri me Adelajdën para nisjes së ‘Big Brother 2’, për të mos u humbur

16:52, 14/11/2018
A+ Aa A-

Mbrëmjen e së hënës u mbajt një koncert për gazetaren dhe ish-banoren e “Big Brother” Adelajda Xhamani.

Në koncertin humanitar u mblodhën emra të njohur të artit e muzikës. Në fund të tij u dha një bursë shkollimi për një vajzë që si Adela ëndërronte kryeqytetin. Arbana ka qenë ndoshta e para nga të gjithë të tjerët që u njoh me Adelën dhe me sfidën e saj të madhe kundër mentalitetit.

Arbana nisi prezantimin e koncertit duke rrëfyer një kujtim të sajin me Adelën.

Moderatorja u shpreh se me të ndjerën u takua 2 ditë përpara nisjes së “Big Brother 2”. Ato u takuan në dhomën e hotelit ku konkurrentët mbyllen përpara nisjes së emisionit.

“Trokita në derë dhe ma hapi Adelajda. S’kisha parë vajzë më të bukur se sa ajo asnjëherë më parë. Ishte shumë e frikësuar. Dhe gjithë kohës më përmendte faktin se askush nuk e dinte se çfarë kishte hequr për të ardhur deri këtu dhe as vetë nuk e dinte se çfarë sfide të madhe kishte ndërmarrë. Adela ishte banorja më e frikësuar që kisha njohur por si për ironi, i gjithë edicioni i dytë mori emrin e saj” –u shpreh Arbana.

Ajo theksoi edhe një herë mes lotëve që mezi i mbante teksa fliste se Adela ia arriti misionit të saj për sa kohë ishte gjallë. Dhe mesazhi më i fortë që ka lënë pas ka qenë pikërisht ai i të jetuarit të momentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco