Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ ‘Diss’-i i Eminem bën historinë në Youtube: më e klikuara pas 24 orëve të para

VIDEO/ ‘Diss’-i i Eminem bën historinë në Youtube: më e klikuara pas 24 orëve të para

16:43, 19/09/2018
A+ Aa A-

“Killshot” është kënga hip-hop me debutimin më të jashtëzakonshëm në Youtube.

Pas publikimit të albumit ‘Kamikaze’, ku Eminem flet haptas kundër reperit Machine Gun Kelly, dhe më pas kundërpërgjigjes së MGK me këngën ‘Rap Devil’, të gjithë e prisnin reagimin e Eminem.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi kënga rep, që i dedikohet e gjitha reperit të ri, është dëgjuar e përfolur aq shumë, saqë është bërë ndër videot që është shikuar më shumë në 24 orët e para të lançimit në Youtube,

Megjithëse e publikuar pa videoklip, kënga ka arritur që në 24 të dëgjohet 38.1 milionë herë vetëm në Youtube, duke u bërë kështu debutimi më i madh i një kënge të zhanrit hip-hop ndonjëherë.

Ndërsa në përgjithësi, është kënga e tretë më e dëgjuar në 24 orët e para, pas ‘Idol’ të BTS dhe ‘Look what you made me do’ nga Taylor Swift, të dyja këto me vidoeklipe muzikore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco