Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Erla Mëhilli i vë një emër krejt të veçantë djalit të saj të porsalindur! Ja domethënia...!

FOTO/ Erla Mëhilli i vë një emër krejt të veçantë djalit të saj të porsalindur! Ja domethënia...!

17:27, 13/08/2018
A+ Aa A-

Këshilltarja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka postuar në InstaStory një foto të vogëlushit, teksa pranë i qëndron vëllai Akidi.

Por tashmë kemi mundur të zbulojmë edhe emrin e djalit të porsalindur. Ai do të ketë një emër krejt të veçantë dhe shumë domethënës, shkruan Syri.net.  

Erla ka zgjedhur ta quajë Bind, domethënia e të cilit është personifikimi i Perëndisë ilire të ujërave Bind (siç kishin grekët Poseidonin ose romakët Neptuni). Në burimin Privilica pranë Bihac janë gjetur altarët kushtuar Bindit (faltore ku fisi ilir Japodët sakrifikonin për nder të tij.

Madje studiuesit kroatë, perëndinë ilire të ujërave Bind në një mënyrë a një tjetër e paraqesin më të moçëm se perëndinë romake të ujërave Neptun. Kështu, P. Skoku bën me dije se “Romakët i marrin Zotat e njerëzve vendas e ka fjalën për Zotat ilirë.

Kështu Erla ka ‘sfiduar’ të ashtuquajturin tendencë e përgjithshme, ku shumica e shqiptarëve i quajnë fëmijët e tyre me emra të huaj.

Ndërsa neve nuk na ngelet gjë tjetër vetëm t’i urojmë jetë të gjatë Bindit dhe të rritet i lumtur me familjen e tij. / SYRI.net 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco