Shokon këngëtari shqiptar: Kam festuar kur kam marrë vesht se më ka tradhëtuar e dashura

Shokon këngëtari shqiptar: Kam festuar kur kam marrë vesht se më ka tradhëtuar e dashura

19:35, 26/05/2018
A+ Aa A-

Vështirë të mendosh se dikush mund ta tradhtojë. Por, në fakt, kështu i ka ndodhur. Jo më kot, Alban Ramosaj ka shkruar këngë njëra pas tjetrës, me tekste për të cilat ai vazhdimisht ka thënë se i ka shkruar duke u ndikuar nga jeta personale.

Edhe pse është natyrë shumë private dhe përpiqet që të jetë sa më hermetik kur është fjala për këtë pjesë, përpara Fatmës dhe Aulonës është gjithmoën e vështirë të rezistosh pa hequr dorezat.  

Kështu ka ndodhu pasditen e sotme, ndërsa Albani në “Thumb” nuk shpëtoi pa u ngacmuar edhe për atë cilësi që i lëndon të gjithë njerëzit.

Pasi Fatma e ka pyetur nëse ka tradhtuar ndonjëherë kur ka qenë në një lidhje, Albani tha se nuk ka qenë ai: “Më kanë tradhtuar...” – tha ai qetë, por pa dashur ta vazhdojë më shumë se kaq këtë pjesë. Dhe pasi Fatma, e çuditur e pyet për ndjesinë, ai tha: “Sigurisht që jam lënduar… Unë kam shkruar edhe këngë për këtë gjë… Por unë jo, nuk kam tradhtuar” – tha Albani.

Albani ka treguar se nuk është mërzitur, madje ka dalë dhe ka festuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco