Shtëpia luksoze e Afërdita Dreshaj dhe partnerit çek qenka një ëndërr

Shtëpia luksoze e Afërdita Dreshaj dhe partnerit çek qenka një ëndërr

09:08, 22/05/2018
A+ Aa A-

Modelja e njohur shqiptare Afërdita Dreshaj është prej disa muajsh duke përgatitur dasmën e saj me partnerin çek, sportistin Jakup Kindl, e cila do të mbahet muajin tjetër. 
Ajo ka treguar shumë herë që është shumë e lumtur dhe e emocionuar me përgatitjet e dasmës dhe shpesh herë ka ndarë detaje nga përgatitjet. 

Mirëpo Afërdita  asnjëherë nuk e kishte treguar shtëpinë e saj në Miami.

Pak më parë modelja e njohur ka shpërndarë një foto ku shfaqen disa pamje nga shtëpia e saj luksoze. 

Në foton e postuar në Instastory, shihet në ambient mjaft modern, ku mbizotëron e bardha dhe një dritare shumë e madhe që tregon oborrin e shtëpisë.

Ndërsa i ulur në divan shihet  bashkëshorti i saj i ardhshëm dhe përmbi fotot Afërdita ka shkruar:”Nuk ka si shtëpia", duke treguar se ndihet shumë e lumtur që ndodhet në të.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco