Ekspertët ngrenë shqetësimet, lidhur me monedhën digjitale, për të cilën qeveria kërkon ta fusë në qarkullim në Shqipëri.
E ftuar në emisionin ‘Syri i Botës’ nën moderimin e Dori Dakës në Syri Tv, ekspertja e sistemit financiar, Anjeza Beja ngre dyshime mbi mënyrën e funksionimit të parasë digjitale, për shkak të lehtësimit të gjurmueshmërisë së transaksioneve.
Duke folur mbi këtë temë, Beja shkon më tej ku thotë se të dhënat masive financiare, të kontrolluara nga banka qendrore dhe potencialisht nga shteti, mund të keqpërdoren për kontroll, mbikëqyrje apo edhe shantazh ndaj individëve dhe bizneseve.
Balancimi mes nevojës për siguri dhe efikasitet nga njëra anë, dhe ruajtjes së lirisë e privatësisë individuale nga ana tjetër, është sfida qendrore e këtij transformimi, shton ndër të tjera ekspertja.
Ndikimi në politikën monetare është gjithashtu i rëndësishëm, thekson Beja, duke shtuar se emetimi i këtyre monedhave mund të ndryshojë modelet tradicionale të financimit dhe të kërkojë instrumente të reja nga bankat qendrore për të ruajtur stabilitetin financiar.
Në fakt janë ngritur shqetësime në lidhje me kontrollin dhe privatësinë e individëve, në momentin që ata fillojnë përdorimin, domethënë në mënyrë të gjerë flasim, të një monedhe digjtale, sepse ato janë sigurisht, mund të jenë plotësisht ose pjesërisht të gjurmueshme. Dhe për këtë arsye, pra për sa kohë që, së pari janë, këto, përdorimi i monedhave digjitale dhe transaksioneve të lidhura me to nuk do të jenë plotësisht anonime dhe do të jenë gjithashtu të gjurmueshme, sigurisht që çdo individ, i mësuar me një përdorim keshi i cili është totalisht anonim dhe i pagjurmueshëm, do të ngrejë shqetësimet e para. Megjithatë, domethënë kjo është nganjëherë një gjë që shkon përtej teknikalitetit dhe pra, pjesa teknike, zhvillimet teknologjike digjtale janë një anë.
Është e nevojshme që të gjendet pikërisht ajo balanca midis, le të themi, nevojës që kanë individët për të bërë transaksione të sigurta, efiçente, me kosto sa më të ulët, dhe nga ana tjetër me ruajtjen e privatësisë dhe lirisë së tyre në kryerjen e këtyre transaksioneve. Për sa kohë që teknologjia të mundëson, për sa kohë së pari është një zgjidhje teknologjike, mundësitë për të përcaktuar tiparet ose karakteristikat e një monedhe digjitale sipas nevojave të agjendës politike është e mundur.
Megjithatë, kjo lidhet pastaj, është çështje që kombinohet edhe me moralin, pra deri ku duam të shkojmë në lidhje me mundësimin e e transaksioneve, siç e thashë, sa më efiçente për popullatën e gjerë, pra për t'u ardhur atyre në ndihmë dhe nga ana tjetër me pjesën që ose shmangien edhe të transaksioneve që janë deri diku të dyshimta apo shmangien e pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit, të cilat janë sigurisht probleme që me këtë mënyrë mund të evitohen, por nga ana tjetër duhet të duhet pasur në konsideratë edhe le të themi nevoja e individëve për privatësinë e tyre dhe për le të themi për të mos qenë nën kontrollin e qeverisë ose nën kontrollin e shtetit në momentin që ata kryejnë transaksione të natyrave të ndryshme.
© SYRI.net