Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës, Ibrahimaj: Ka pasur luhatje të shumta të çmimeve të karburanteve

Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës, Ibrahimaj: Ka pasur luhatje të shumta të çmimeve të karburanteve

10:04, 19/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qeveria ka vendosur të ndërprepresë funksionimin e Bordit të Transparencës.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, teksa u njoftua nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Kjo e fundit u shpreh se muajt e fundit ka pasur luhatje të vazhdueshme të çmimit të karburanteve, por për shkak të stabilizimit të situatës në Lindjen e Mesme, është vendosur ndërprerja e funksionimit të Bordit.

“Një tjetër vendim që miratuam lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Për këtë arsye, do të ndërpresim funksionimin e Bordit të Transparencës. Kanë qenë muaj me luhatje të vazhdueshme të çmimeve të karburanteve. Në fakt prej më shumë se dy javësh çmimi ka ardhur duke u reduktuar, situata në Lindjen e Mesme tashmë ka më pak paqartësi. Kjo është edhe arsyeja pse vendosëm ta pushojmë Bordin. Do të jemi shumë të kujdesshëm të monitorojmë lëvizjet e përditshme të çmimeve”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Bordi i Transparencës u rikthye në funksion në mars, kur më datë 20 shpalli edhe vendimin e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco