Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po vazhdon të bjerë me ritme të shpejta. Sipas kursit zyrtar të Bankës të Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 94.62 lekë, një minimum i ri historik.
Kursi i këmbimit të Euros ka rënë me 2.2% që nga fillimi i vitit dhe me 3.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sektori i pasurive të paluajtshme besohet se tërheq brenda vetes edhe sasi të konsiderueshme të të ardhurave nga aktivitete kriminale dhe informale. Vetëm këtë muaj, Prokuroria e Posaçme njoftoi zbulimin dy skemave të pastrimit të parave në vlera të mëdha në sektorin e ndërtimit.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzon qeverinë Rama për rënien e euros në Shqipëri. Ai fajëson qeverinë e Edi Ramës për lejimin e pastrimit të parave të drogës, që ka shkatërruar kursin zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë.


© SYRI.net