Ekonomia shqiptare vijon të mbështetet kryesisht te ndërtimi, pasuritë e paluajtshme dhe turizmi, ndërsa sektorët produktivë po shfaqin ritme shumë më të ngadalta zhvillimi.
Të dhënat më të fundit të INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se aktiviteti i pasurive të paluajtshme dhe ai i hoteleve kanë qenë motorët kryesorë të rritjes në sektorin e shërbimeve, duke regjistruar zgjerimin më të lartë të shitjeve, punësimit dhe pagave. Në të kundërt, sektorë të rëndësishëm për ekonominë, si transporti, informacioni dhe komunikacioni apo shërbimet profesionale, kanë shfaqur rritje modeste ose edhe tkurrje, duke nxjerrë në pah varësinë në rritje të ekonomisë shqiptare nga modeli i betonit dhe turizmit.
Aktiviteti i hoteleve dhe i pasurive të paluajtshme kanë mbajtur në këmbë sektorin e shërbimit gjatë tre muajve të par ëtë 2026-s, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në statistikat afatshkurtra.
Aktiviteti i pasurive të paluajtshme ka vijuar me rritje të fortë të shitjeve neto në volum prej mbi 31%. Pas tij, sektori i dytë me rritje dyshifrore janë hotelet me 12.6%. Për sektorët e tjetër zgjerimi ka qenë një shifror ose me rritje të lehtë.
E njëjta tendencë ka qenë dhe për punësimin dhe pagat.
Konkretisht, sipas INSTAT:
Indeksi i shitjeve neto në volum në tremujorin e parë 2026, krahasuar me tremujorin e parë 2025 paraqitet si më poshtë:
Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 4,6 %;
Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi ulje 3,8 %;
Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 12,6 %;
Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 8,4 %;
Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi ulje 1,6 %;
Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 31,5 %;
Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi ulje 4,3 %;
Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 8,0 %;
Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 1,9 %;
Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi rritje 4,9 %;
Në aktivitetin Administrim zyrash, mbështetje administrative, indeksi shënoi ulje 5,4 %.
Indeksi i punësimit në tremujorin e parë 2026, krahasuar me tremujorin e parë 2025 paraqitet si më poshtë:
Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 3,6 %;
Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 3,3 %;
Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 9,4 %;
Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 1,9 %;
Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi rritje 2,1 %;
Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 22,5 %;
Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 0,3 %;
Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 3,1 %;
Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 3,7 %;
Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi ulje 3,2 %;
Në aktivitetin Administrim zyrash, mbështetje administrative, indeksi shënoi ulje 10,5 %.
Indeksi i pagave në tremujorin e parë 2026, krahasuar me tremujorin e parë 2025 paraqitet si më poshtë:
Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 14,6 %;
Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 1,2 %;
Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 22,0 %;
Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 14,6 %;
Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi rritje 10,4 %;
Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 35,0 %;
Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 6,1 %;
Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 12,2 %;
Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 20,5 %;
Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi rritje 14,8 %;
Në aktivitetin Administrim zyrash, mbështetje administrative, indeksi shënoi ulje 6,5 %./Monitor

© SYRI.net