Lajmi i fundit

'Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë'/ Spiropali - Ramës: Mblidh mendjen! PS do të pastrohet nga ndryshqet dhe pehlivanllëqet

SYRI TV/ 19 mijë persona me arsim të lartë pa pune, diplomimet do në përputhje me tregun e punës

12:29, 14/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Universitetet vijojnë të nxjerrin në treg punonjës që nuk i kërkon tregu i punës, kjo vihet re pasi mbi 19 mijë persona me arsim të lartë janë aktualisht të papunë.  Gjithnjë e më shumë të rinj zgjedhin emigrimin për shkak se e kanë të pamundur të gjejnë punë në profesion.

Syri TV

Mungesa e punonjësve është bërë një problem themelor për bizneset shqiptare vitet e fundit, por ndërkohë mijëra persona me arsim të lartë në të gjithë vendin janë pa punë.

Megjithëse shpopullimi ka bërë që këto të dhëna të bien vitin e kaluar ende rreth 19 mijë persona me arsim të lartë ishin në kërkim të punës, por nuk gjenin, sipas të dhënave të INSTAT. Rreth 13 mijë prej tyre ishin të moshës 25-64 vjeç. Të dhënat tregojnë se papunësia është rritur disi tek të rinjtë 15–24 vjeç, çka tregon se hyrja në tregun e punës për të rinjtë e sapodiplomuar është vështirësuar.

Shifrat tregojnë se papunësia te të rinjtë mbetet një problem i mprehtë që mund të stimulojë më tej emigracionin me kontratat e punës jashtë vendit. Arsyet pse personat me arsim të lartë e kanë të vështirë të gjejnë punë në Shqipëri janë të shumta dhe lidhen si me strukturën e tregut të punës, ashtu edhe me cilësinë e arsimit. Një nga problemet më të mëdha është mospërputhja mes diplomave që prodhon sistemi arsimor dhe nevojave reale të tregut të punës.

Universitetet shqiptare vazhdojnë të nxjerrin një numër të madh juristësh, ekonomistësh dhe menaxherësh, ndërkohë që tregu kërkon më shumë profesione teknike, inxhinierike, IT, krah pune në bujqësi, turizëm dhe zanate të specializuara, punonjës pastrimi etj. Si rezultat, shumë të diplomuar mbeten pa punë ose pranojnë punë nën nivelin e tyre të kualifikimit. Edhe kur ka vende pune për të diplomuar, paga mesatare për profesionistët e rinj mbetet e ulët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco