Kamatëvonesat tek energjia, shqiptarët paguan 14 milionë euro në 2023-in

Kamatëvonesat tek energjia, shqiptarët paguan 14 milionë euro në 2023-in

13:10, 19/02/2024
A+ Aa A-

Konsumatorët që nuk paguan në kohë faturat e energjisë u detyruan të paguajnë 1.48 miliardë lekë apo 14 milionë euro si kamatëvonese gjatë vitit 2023.

Numri i faturave për të cilën është arkëtuar kamatëvonese është 1.88 milionë.  Të paktën 1/5 e kamatëvonesave janë regjistruar në muajin nëntor që përkon me një vlerë prej 279 milionë lekë.  Kamatëvonesat lindin në një faturë në momentin kur fatura e muajit nuk paguhet brenda afatit 30 ditor të muajit pasardhës. Pra nëse fatura është lëshuar për muajin shtator ajo mund të paguhet pa kamatë deri në fund të tetorit.

Të dhënat e sektorit të energjisë të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë këto ditë tregojnë se në total OSHEE arkëtoi 80.4 miliardë lekë apo 770 milionë euro nga energjia gjatë vitit të shkuar.  Viti 2023 është mbyllur me  një pagesë prej 99.4 për qind të faturave të energjisë së muajit korrent.

Nga totali i arkëtimeve rezulton që 45 miliardë lekë apo 430 milionë euro janë arkëtime të faturave korrente të vitit aktual. Të paktën 22.6 miliardë lekë rezultojnë se janë aktrime për faturat e tjera të vitit aktual.

Përpos këtyre OSHEE vijon prej vitesh që të arkëtojë edhe detyrimet e prapambetura nga konsumatorët që kanë lidhur aktmarrëveshje për shkak të borxhit të akumuluar ndër vite. Këto aktmarrëveshje u lidhën prej disa vitesh si për klientët familjarë dhe për biznesin dhe parashikonin shlyerjen me këste por çdo këst nuk mund të ishte më i vogël se 2000 lekë. Në vlerë arkëtimet për faturat e viteve të tjera rezultojnë 12.7 miliardë lekë apo 120 milionë euro.

Numri i konsumatorëve të lidhur në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike sipas statistikave periodike të OSHEE rezulton në 1.32 milionë ndërkohë që faturat në total me lexim konsumi në vitin 2023 ishin 12.3 milionë.

Të njëjtat statistika tregojnë se nga totali i faturave të lëshuara të paktën 23.3 milionë prej tyre kanë konsum zero që do të thotë janë banesa të dyta apo bosh në të cilat nuk ka konsum energjie në mënyrë sistematike. Numri i faturave të emetuara pa lexim pra dëm ekonomik në total për 2023-in ishte në një shifër prej 11 mijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco