Mjedisi keq, mbledhja e taksave për mjedisin edhe më keq

Mjedisi keq, mbledhja e taksave për mjedisin edhe më keq

07:12, 30/04/2024
A+ Aa A-

Problemet me mjedisin janë në rritje në të gjithë botë, por edhe në Shqipëri po kapacitet e vendit për mbledhur taksat mjedisorë po shënojnë rënie.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se të ardhurat nga taksat mjedisore në raport me PBB-në ishin sa 2,59% në vitin 2022 nga 3,1% e PBB-së që ishin më 2021. Në 2022, të ardhurat nga taksat mjedisore arritën në vlerën e rreth 55.5 miliardë lekë, duke pësuar një rënie prej 4,53%, krahasuar me vitin 2021.

Nga struktura e të ardhurave të taksave mjedisore për vitin 2022, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të ardhurave me 82,45%, pasuar nga taksat e transportit 12,92%, taksat e ndotjes me 4,5% dhe taksat e burimeve natyrore me 0,13%.

Ndërkohë që të ardhurat nga taksa mjedisore kanë rënë, përdorimi i burimeve natyrore dhe numri i automjeteve është rritur nga viti 2021 në vitin 2022.

Në të gjithë botën taksat mjedisore konsiderohen si një instrument ekonomik për të kontrolluar ndotjen dhe menaxhimin e burimeve natyrore dhe ato janë konceptuar për të ndikuar në sjelljen e bizneseve, prodhuesve dhe konsumatorëve.

Shqipëria ka katër grupe taksash mjedisore aktualisht. Në grupin e parë janë taksat për energjisë (duke përfshirë karburantin e makinave) përfshijnë taksat mbi prodhimet e energjisë në vend, si dhe prodhimet e energjisë që përdoren edhe për qëllime të transportit.

Këtu përfshihen edhe tatimet mbi bio-karburantet dhe format e tjera të energjisë nga burimet e rinovueshme, si dhe taksat mbi rezervat e produkteve të energjisë. Të ardhurat mjedisore nga taksat e energjisë ishin 45.7 miliardë lekë më rënie vjetore 6% më 2022.

Në grupin e dytë përfshihen taksat e Transportit. Taksat e transportit i referohen kryesisht taksave të lidhura me pronësinë dhe përdorimin e automjeteve.

Këto taksa përfshijnë edhe taksat mbi mjetet e tjera të transportit (si avionët, anijet dhe trenat, etj ) dhe shërbimet e tyre. Të ardhurat nga këto taksa arritën në 7,1 miliardë lekë më një rritje 16% më 2022

Në grupin e tretë janë taksat e ndotjes dhe përfshijnë emetimet e matura në ajër dhe shkarkimet në ujë, menaxhim të mbetjeve të ngurta dhe zhurmës etj. Përjashtohet këtu tatimi mbi emetimin e CO2, i cili mbulohet nga kategoria taksave të energjisë. Të ardhurat në vitin 2022 nga ky grup taksash arritën në 2.5 miliardë lekë më rënie vjetore mbi 8%.

Në grupin e katërt janë taksat e Burimeve Natyrore. Taksat e burimeve natyrore përfshijnë taksat për nxjerrjen mineraleve dhe naftës nga nëntoka dhe përdorimin e burimeve natyrore. Të ardhurat në ketë zë arritën në 71 milionë lekë më 2022 me rritje mbi 5 % në krahasim me 2023./B.Hoxha/MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco