Taksat vendore, barra tatimore për banorë më e lartë në Tiranë, më e ulëta në Dibër

Taksat vendore, barra tatimore për banorë më e lartë në Tiranë, më e ulëta në Dibër

11:29, 02/05/2024
A+ Aa A-

Banorët e Tiranës dhe ato të Sarandës kanë barrën më të lartë të taksimit nga taksat dhe tarifat vendore dhe nga ana tjetër bashkitë e Dibrës dhe Kukësit kanë barrën më të ulët të pagesës së taksave vendore për vitin 2023 tregojnë përllogaritjet e Altax.

Në Tiranë shuma e taksave dhe tarifave vendore ishte 18,296 mijë lekë për banor më 2023, e dyta u rendit Saranda me 16,050 lekë për banorë dhe më tej Gjirokastra me 14,492 lekë për banorë dhe Kukës me 3530 lekë taksa e tarifa për banorë.

Në krahun tjetër Dibra kishte nivelin më të ulët me 2383 lekë taksa dhe tarifa për banorë më 2023, e ndjekur nga Kukësi me 3530 lekë taksa e tarifa për banorë. (shiko grafikun e mëposhtëm).

Sipas ALTAX vetëm 4 taksa në Tiranë plotësojnë 67% të barrës tatimore. Përveç këtyre një tjetër barrë tatimore me ndikim për bizneset dhe familjet është grupi tarifave për mbrojtjen e mjedisit dhe gjelbërimin që janë sa 15% të barrës tatimore gjithsej. Pjesa tjetër e taksave dhe tarifave zënë së bashku sa 18% e barrës tatimore gjithsej.

Në një analizë të shpërndarjes së barrës tatimore nga Bashkia Tiranë shihet se ka ngarkesë tejet të madhe të taksave të lidhura me procesin dhe produktin e ndërtimit, nga i cili sigurohen mbi 2/3 e të ardhurave tatimore.

“Nëse llogarisim koston e qeverisjes së bashkisë Tiranë në 2023 ajo arrin deri në 1/3 e shpenzimeve gjithsej. Shpenzimi më i rëndësishëm në drejtim të komunitetit në 2023 vijon të jetë për rrugët rurale dhe urbanizimin, i cili merr 21% të shpenzimeve të bashkisë në vitin 2023” Analizon ATAX.

Pagesat për sistemin arsimor parashkollor dhe para-universitar zënë 17% të shpenzimeve vjetore të buxhetit të bashkisë. Menaxhimi i mbetjeve, i cili burimin kryesor të financimit të tij e ka nga tarifat e mjedisit konsumon deri 8% të buxhetit të bashkisë.

Për strehimin social, buxheti i bashkisë shpenzon direkt deri në 7% të gjithë shpenzimeve që kryen bashkia në vit. Mbrojtja sociale ka një fond të dedikuar sa 1% e totalit të buxhetit të bashkisë. Në drejtim të kulturës, artit shihet se bashkia shpenzon 4% të buxhetit të saj.

Mbështetja e bashkisë për ekonominë e qytetit dhe për mbrojtjen e konsumatorit dhe zhvillimin e tregjeve për shitje ka të dedikuar 3% të gjithë buxhetit të bashkisë. Mbrojtja kundër zjarrit ka një buxhet të dedikuar për tu shpenzuar në nivelin 4% të shpenzimeve gjithsej të bashkisë. Në fund të shpenzimeve si fonde të dedikuara janë edhe ato që planifikohen për bujqësinë, pyjet dhe kullotat, të cilat janë sa 0.2% e buxhetit gjithsej të bashkisë./MONITOR

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco