Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

SYRI TV/ Korçë, prodhimet bujqësore mbeten stok. Fermerët: Na konkuron importi

16:11, 04/02/2024
A+ Aa A-

Vit i vështirë për fermerët në Korçë. Ata tregojnë se tonelata me prodhime bujqësore po kalben në magazina për shkak të mungesës së tregut. Femerët fajsojnë prodhimet e importit për situatën, ndërsa kërkojnë ndërhyrje të shtetit. edhe blegtorët në Korçë po përballen me ulje të çmimit për shitjen e qumështit.

SYRI TV

Tonletata me Patate, qepë, grurë, fasule dhe prodhime të tjera bujqësore, kanë mbetur stok në Korçë.

Prodimet kanë mbetur të magazinuara, ndërsa fermerët thonë se këtë vit nuk kanë gjetur trg për t`i shitur.

Sipas fermerëve, një nga arsyet pse prodhimi këtë vit nuk po shitet, është importi. Ata tregojnë se në të tilla kushte janë gati të braktisin tokën.

Në kushte të ngjashme janë dhe blegtorët në Korçë. Ata thonë se çmimi i shitjes së qumështit është ulur, ndërsa kostot në këtë sektor të bujqësisë janë rritur.

Të shtunën, fermerët në Korçë u ngritën në protestë, duke iu bashkuar kolegëve të tyre në jug.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco