Ish-zv.ministri socialist: Rënia e euros po falimenton bizneset, nuk ka asnjë shpresë për mbështetje nga shteti

Ish-zv.ministri socialist: Rënia e euros po falimenton bizneset, nuk ka asnjë shpresë për mbështetje nga shteti

19:14, 17/01/2024
A+ Aa A-

Ndërkohë që shumë kompani fason po shkojnë drejt falimentit, eksperti Alban Zusi, tha në një lidhje për News 24, tha se biznese të tilla nuk po shohin asnjë zgjidhje, ndërsa mijëra njerëz do të mbeten pa punë.

“Shumica e tyre do të rrënohen. Nuk munden ta kalojnë vetë. Këto biznese në 6 muajt e fundit i shteruan të gjitha likuiditetet që kishin vënë në vite. Asnjë shqiptar nuk mund ta parashikonte që në prill dhe në maj që nga 117, euroja të shkonte 100. Pa diskutim që këto biznese duke u gjendur në një pozitë jashtë zonës së konfortit po mendojnë të bëjnë ndryshime, adoptime, një aventurë të re biznesi, por duke munguar likuiditeti, të ardhura të reja, duke mos parë dritë në fund të tunelit dhe mundësinë e një mbështetjeje nga shteti.

Është njësoj sikur t’i thuash një të sëmuri në koma që ngrihu pa pasur nevojën e mjekut. Më të dëmtuarit janë prodhuesit që eksportojnë me lëndë të para të vendit. Asnjë njeri nuk të rikuperon 16% të çmimit me një të rënë të lapsit. Ajo çfarë po ndodh është mbyllja e bizneseve eksportuese, shkurtimi i vendeve të punës, degradimi i investimeve të këtyre bizneseve. Ekonomitë botërore vlerësohen sa ka buxhetin shtetin, por sa është pasuria kombëtare. Nëse ne flasim për 2 miliardë euro eksportues që janë në krizë, janë 2 miliardë euro investime”, tha Zusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco