Xama: Sipas planit të qeverisë parashikohet rritja e mëtejshme e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit

Xama: Sipas planit të qeverisë parashikohet rritja e mëtejshme e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit

23:55, 27/11/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Ola Xama deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit", deklaroi se qeveria ka parashikuar në paketën fiskale të projektbuxhetit 2024 se do të mbledhë edhe 100 milionë euro nga rritja e çmimit të ushqimeve, ndërsa me rritjen e akcizës me 1.5 për qind për karburantet, pritet që çmimi të rritet më tej.

"Te ligji për bastet parashikohet që taksa të bëhet zero. Ndërkohë që të gjithë profesionet e lira, ata që punojnë do tatohen. Ti në bankë ke detyrim vetëm të deklarosh burimin dhe ti nuk paguan taksë. Draft ligji që po diskutohet parashikon tatim zero për lojtarin.

Shpenzimet në total të buxhetit janë më të larta, koherente, dhe janë ulur shpenzimet për investime për vepra publike dhe kjo ulje nuk balancon buxhetin dhe peshën që ka rritja e pagave e cila do ketë një peshë prej 230 mln eurosh. E gjithë rritja e pagave do financohet nga funksionimi i ligjit të ri i rritjes së të ardhurave. Ata që i kanë gjetur vetes punë që trajtoheshin si biznes i vogël do të tatohen dhe taksa është 15% si biznes i punësuar.

Një pjesë tjetër do të financohet nga arkëtimet e Taksës mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), taksë mbi mallrat e blera që konsumatori blen. Të gjitha  çmimet e ushqimeve vitet e fundit janë rritur dhe kjo rrit dhe të ardhurat e qeverisë. Nga kjo do të rriten 100 mln euro të tjera vitin e ardhshëm në buxhet. Një tjetër pikë është dhe akciza dhe këtë vit akciza është indeksuar me 1.5% kështu që dhe karburantin do e blejmë pak më shtrenjtë vitin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco