Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Digjet transformatori i linjës me Kosovën, pasojat jo vetën në energji, rrezikohet shtyrja e punimeve me një vit në rrugën Thumanë - Kashar

Digjet transformatori i linjës me Kosovën, pasojat jo vetën në energji, rrezikohet shtyrja e punimeve me një vit në rrugën Thumanë - Kashar

11:04, 20/11/2023
A+ Aa A-

 

Burime për ‘Syri’ bëjnë me dije se prej ditësh është djegur dhe ka dalë jashtë funksionit Auto Transformatori  400/220 kv në nënstacionin e Hidrocentralit të Komanit.

Auto Transformatori me fuqi 345 MVA është vënë në punë në vitin 2018, dhe investimi për blerjen dhe lidhjen me rrjetin ka kushtuar 6.3 milion euro.

Ky është edhe Auto tranformatori më i madh që ka Shqipëria.

Djegia e ketij Auto transformatori të tensionit të lartë 400 kv vjen pas një serie djegiesh të Auto transformatorëve të tensionit të lartë 400 kv në nënstacionin 400 kv të Tiranës.

Skerdi Drenova, Administratori i OST së po e mban të fshehtë këtë lajm prej më shumë se një jave.

Seria e djegieve të aseteve me vlera të medha ekonomike tregon paaftësinë e administratës së sistemit elektroenergjitik shqiptar.

Specialistët e fushës të pyetur nga ‘Syri’ se pse ndodh kjo, shpjegojnë se cilësia e punës dhe paaftësia e specialistëve që kanë kryer lidhjen, pasi nuk janë profesionistë, por militantë politikë, është shkaku kryesor i dëmeve kaq ta mëdhja.

Djegia e këtij Auto Transformatori do të ulë ndjeshëm sigurinë e furnizimit të vendit me energjie elektrike, dhe do të ndikojë në pamundësinë për të eksportuar energji elektrike që prodhon KESH sh.a nga kaskada e Drinit , sidomos në këtë periudhë të vitit me shumë rreshje.

Por dëmi i djegies së transformatorit nuk do të ndihet vetëm në sektorin e enegjisë.

Ekspertët bëjnë me dije se kjo do të ndikojë direkt edhe në pezullimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Thumanë – Kashar, pasi 10 shtylla të linjave L 2200 – 13 dhe L 220 – 14 që janë në trasenë e e rrugës do të duhet të spostohen. Kështu do të ketë pasoja, shtyrje të paktën me një vit, edhe të punimeve në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco