'Projekt-buxheti për vitin 2024'/ Qeveria kërkon t'i japë 1.2-miliardë lek inceneratorit që nuk ekziston dhe të sekuestruar nga SPAK

'Projekt-buxheti për vitin 2024'/ Qeveria kërkon t'i japë 1.2-miliardë lek inceneratorit që nuk ekziston dhe të sekuestruar nga SPAK

19:10, 31/10/2023
A+ Aa A-

Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projekt-buxhetin për vitin 2024, ku është propozuar edhe një fond për inceneratorin e sekuestruar të Tiranës.

Ndonëse SPAK ka marrë masa konkrete për shkak të aferës korruptive, qeveria Rama kërkon t’i japë 1.2 miliardë lekë pagesa inceneratorit që nuk ekziston.

Përsa i përket inceneratorëve të Elbasanit dhe të Fierit, edhe këta të sekuestruar e nën administrim nga shteti, nuk janë planifikuar pagesa, pasi janë konsideruar jo-aktive.

Por Qeveria ka mbyllur sytë para aferës që vëlon në Tiranë, ku janë përfshirë një ish-ministër, ish-sekretari i tij, ish-zv.kryeministri, ish-zyrtarë të tjerë, media dhe gazetarë.

Këshilli i Ministrave, me në krye Edi Ramë, që ka miratuar propozimete  ministrit të Financave Ervin Mete, duan që t’i japin miliarda inceneratorit që nuk ekziston, i cili ka gllabëruar 110 milionë euro  nga taksat e shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco