A është tërhequr Qeveria shqiptare nga amnistia fiskale? Ja si përgjigjet ministri i Financave

A është tërhequr Qeveria shqiptare nga amnistia fiskale? Ja si përgjigjet ministri i Financave

13:01, 27/10/2023
A+ Aa A-

Ministri i Financave, Ervin Mete gjatë konferencës së përbashkët me shefen e misionit të FMN dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, u pyet nga gazetarët në lidhje me amnistinë fiskale.

Mete nuk dha një përgjigje direkt nëse qeveria është tërhequr apo jo nga kjo nismë, por theksoi se  nuk do të ndërmarrin asnjë  masë që bie ndesh me parimet e FTFA (Task Forca për Veprimin Financiar).

Pyetje: A është tërhequr qeveria nga amnistia fiskale?

Ervin Mete: Përgjigja është që ne nuk do të ndërmarrim asnjë masë që bie ndesh me parimet në këtë fushë, me rekomandimet FATF apo me praktika të ngjashme të marrë në vendet e tjera. Cdo masë është në pajtueshmëri me praktikat e tjera

ÇFARE ESHTE AMNISTIA FISKALE

Amnistia fiskale dhe penale është nisëm ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet, nëse kryhet regjistrimi i pasurisë së disponuar në 30-vjeçarin e fundit, të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit.  Personave që aplikojnë për amnisti fiskale u ruhet anonimati dhe nuk i fillojnë procedurat e ndjekjes penale.

Amnistia përjashton 34 kategori, zyrtarë të lartë, të mesëm, të sotëm dhe të dikurshëm dhe familjarët e tyre, (gjyqtarë, policë, nëpunës, guvernatorë, pjesëtarë bordesh, etj), politikanët dhe familjarët e tyre, individë të skeduar me rekorde kriminale të dënuar dhe në hetim (në Shqipëri dhe në Evropë), subjektet e ligjit anti-mafia, subjektet e OFL të verifikuar dhe të pa verifikuar dhe personat që janë pjesë e listës si financues të terrorizmit, por edhe familjarët e tyre.

Sipas draftit të qeverisë, mund të vetëdeklarohet deri në 2 milionë euro pasuri e luajtshme dhe e paluajtshme, para cash dhe sende me vlerë.  Kufiri i deklarimit nuk individual, por familjar, që do të thotë se vetëm një person në familje mund të deklarojë deri në 2 mln euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco