Zbatimi i vendimeve të GJEDNJ - Shqipëria renditet krahas Rusisë si shtetet kontraktuese më të këqija

Zbatimi i vendimeve të GJEDNJ - Shqipëria renditet krahas Rusisë si shtetet kontraktuese më të këqija

10:04, 21/10/2023
A+ Aa A-

Sipas avokatit italian të Kasacionit, Andrea Saccucci, Shqipëria renditet ndër tre shtetet kontraktuese më të këqija në zbatimin e vendimeve të GJEDNJ (Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut) së bashku me Azerbajxhanin dhe Rusinë (që nuk është më shtet anëtar i Këshillit të Evropës)!

'Moszbatimi i zgjatur i vendimeve të Gjykatës, duke përfshirë shpërblimet, rrezikon të dëmtojë efektivitetin e sistemit të Konventës dhe duhet të dënohet me vendosmëri nga Komiteti i Ministrave në ushtrimin e funksioneve të tij mbikëqyrëse, duke përfshirë përdorimin e procedurës së shkeljes sipas nenit 46 § 4 KEDNJ (Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.) ' vazhdon në statusin e tij Saccucci.

'Që nga viti 2018, Shqipëria refuzoi t'i bindet vendimit të Gjykatës në çështjen kryesore të Sharxhit dhe të tjerëve duke pretenduar vështirësi financiare por që premtoi se do të negocionte pagesën me aplikantët. Pesë vjet më vonë, ende nuk është bërë asnjë hap konkret. Kjo nuk mund të jetë serioze për një shtet që pret të bëhet anëtare e BE-së,' mbyll statusin avokati italian.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco