Urbanisti Kaprata: Shumë shpejt në Shqipëri do të shpërthejë kriza e ndërtimeve si në ShBA në 2018

Urbanisti Kaprata: Shumë shpejt në Shqipëri do të shpërthejë kriza e ndërtimeve si në ShBA në 2018

21:46, 17/09/2023
A+ Aa A-

Temë e diskutimit në emisionin “Review” në Euronews Albania ishte rritja e çmimeve të referencës për banesat që do të shoqërohet me një rritje të çmimeve në tregun imobiliar.

I ftuar në studio urbanisti Gent Kaprata, deklaroi se industria e ndërtimit është prurësi më i madh në ekonominë shqiptare, për shkak se fitimet i ka shumë të mëdha dhe ka marrë një përhapje mjaft të gjerë. Por ai e cilësoi këtë sektor të ekonomisë si jo të sigurt, pasi tha se në Shqipëri do të përsëritet kriza e vitit 2018 në SHBA.

“Prurësi më i madh në ekonomi është industria e ndërtimit pasi nuk kemi një model ekonomik tjetër. Ju i thatë pse ka fitim kaq të madh. Nuk ka fitim të madh por e ka të tmerrshëm. Nuk llogaritet dot se është me qindra për qind. Sepse nëse shkon të blesh pallati që ndërtohet, ndërtohet me paratë e tua. Si do ja llogarisësh fitimin. Duke mos pasur një model ekonomik tjetër, të gjithë i investojnë në ndërtim. Unë nuk besoj që investimet në fushën e ndërtimit janë të sigurta. Unë besoj se shumë shpejt kriza e vitit 2018 në SHBA do të ndodhë edhe në Shqipëri”, tha Karpata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco