Sërish zvarritje për rrugën Plepa - Shkozet

Sërish zvarritje për rrugën Plepa - Shkozet

07:27, 16/08/2023
A+ Aa A-

Aksi nyja Shkozet-mbikalimi Plepa, një nga rrugët me gjendjen më të degraduar në vend duket se do të vijojë të mbetet kështu edhe për disa kohë në kushtet kur procedurat e prokurimit të lidhura me të mbeten peng i ankimimeve.

Teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi kompaninë fituese që do të zhvillojë punimet për riveshjen me asfalt, në Komisionin e Prokurimit Publik ka përfunduar procedura e mbikëqyrjes për këtë kontratë.

Një prej operatorëve ekonomikë ka ankimuar procedurën “Supervizion punimesh Riveshje dhe sistemim asfaltim nyja Shkozet mbikalimi Plepa” kjo e lidhur me fazën e vlerësimit.

Kjo do të thotë se subjekti nuk ka rënë dakord më mënyrën sesi Komisioni ka bërë vlerësimin e ofertave nga ana e kompanive pjesëmarrëse. Shqyrtimi nga ana e KPP do të kërkojë kështu kohën e vet të procedurës duke e shtyrë më tej nisjen e kontratës.

Pak kohë më parë ARRSH njoftoi se fituesi i kontratës për punimet në terren mbi riveshjen asfaltike ishte A.L-ASFALT me një ofertë 78.8 milionë lekë nga 124 milionë lekë që ishte fondi limit.

Rruga Plepa-Shkozet është bërë jo pak herë objekt denoncimi si nga bizneset edhe nga turoperatorët turistikë të cilët vlerësojnë se gjendja e degraduar e saj është shqetësuese dhe përveçse vështirëson qarkullimin lë përshtypje negative tek turistët,. Asfaltimi edhe pse i kërkuar me ngulm duket se është zgjedhur të bëhet në pikun e sezonit turistik dhe shihet si një pengesë më shumë për qarkullimin në ditët kur do të zërë vend.

Zbatimi i punimeve në rrugë të ndryshme në vend në kulmin e sezonit veror është një praktikë e shpeshtë që kthehet në makth për turistët dhe qarkullimin në tërësi duke shkaktuar vonesa. Zona e Durrësit dhe Golemit si dhe pjesa bregdetare e Vlorës i janë nënshtruar viteve të fundit që kanë ardhur si pjesë e kredive të lidhura me përmirësimin e infrastrukturës dhe integrimit urban që është mbështetur nga Banka Botërore.

Por teksa për disa akse ka pasur ndërhyrje përmirësimi për disa të tjerë edhe pse janë arterie kryesore nuk ka pasur kurrfarë reagimi dhe një prej tyre është edhe nyja Plepa mbikalimi Shkozet ku kalon thuajse gjithë trafiku që i drejtohet Jugut të vendit./N.Maho/MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco