Banka e Shqipërisë bleu euro 2.5 herë më shumë se vjet, 'superleku' në triumf

Banka e Shqipërisë bleu euro 2.5 herë më shumë se vjet, 'superleku' në triumf

18:03, 09/07/2023
A+ Aa A-

Në harkun e muajve janar-qershor, Banka e Shqipërisë bleu plotë 120 milionë euro nga tregu valutor.

“Sa për informacionin tuaj, kemi blerë 120 milionë euro në 6 mujorin e parë dhe do të vazhdojmë blerjet”, tha Guvernatori i BSH, Gent Sejko.

Krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë gjatë së cilës Banka Qendrore bleu nga tregu valutor rreth 48 milionë euro, shifra është rritur me 2.5 herë.

Megjithatë euro vijon të zhvlerësohet me ritme të shpejta duke u këmbyer për më pak se 104.5 lekë, 12.2 lekë më pak se vjet.

Image

“Euro ka filluar të zhvlerësohet fuqishëm në dy vitet e fundit. Kjo ka ndodhur edhe gjatë periudhës së pandemisë ku ne nuk patëm turizëm thuajse fare. Pra ky faktor duket të mos jetë edhe aq fondamental në nënçmimin e valutës europiane. Insistoj te faktorë të tjerë informal”, shtoi Vaso.

Javën e ardhshme Banka e Shqipërisë do të zhvillojë një takim me bankat e nivelit të dytë për të.

Guvernatori Sejko njoftoi se mbledhja ka për qëllim gjetjen e mundësive për të ndihmuar si institucionet financiare ashtu edhe sipërmarrjet eksportuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco