Soko: BE ka thyer besimin kohë më parë, po rritet presioni

17:55, 15/02/2023
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Pano Soko i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv,  foli mbi vendosjen e Shqipërisë nën monitorim nga BE për 'mosbashkëpunim fiskal'.

Soko, u shpreh se tashmë BE është kundër amnistisë fiskale dhe se BE ka thyer besimin kohë më parë.

“Praktikisht besoj se BE e ka realizua qëndrimin e tij tashmë, besimi është thyer që në atë moment, duket qartazi. Pra BE u tregua shumë pak elegant në qëndrimin e vet duke u përpjekuropër të qenë më i drejtpërdrejt dhe ishte më i drejtpërdrejt në qëndrimin e tij për passaportat e arta apo dhe për amnistinë fiksale ku ato ishin totalisht kundër pasi ishin të bindur që do të përdorej për të pastruar produketet e veprave kriminale në Europë por edhe në Shqipëri.

Dhe praktikisht nuk mund të bëhet më fjalë për besim, këtu është thjeshtë çështje presioni, pra kemi rritje të presionit.

Të themi se besimin e kemi thyer, ata nuk kanë besim te ne, ne nuk po sillemi ashtu siç ata mendojnë se duhet të sillemi si vend që do të futet ne BE. Kështu që në këtë moment ato po vënë në lojë gjithë mekanizmat e presionit” u shpreh Soko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco