SYRI TV/ Bulmeti produkt luksi, qytetarët: Çmimet janë dyfishuar, blejmë aq sa për të mbijetuar

15:53, 14/02/2023
A+ Aa A-

Bulmeti po konsiderohet produkt luksi për buxhetin e varfër të familjeve shqiptare. Syri Tv kreu një tjetër vëzhgim në tregje, ku pas rritjes së çmimeve qytetarët shprehen se nuk mund të blejnë dot këto produkte. Tregëtarët paralajmërojnë një tjetër rritje çmimesh, ndërsa institucionet shtetërore janë inegzistente përball abuzimit me çmimet.

SYRI TV

Bulmeti po njeh rritje të çmimeve nga dita në ditë, ndërsa për qytetarët këto ushqime bazë po shndërrohen në produkte luksi. Çmimi I djathit të deles, në tregje të ndryshme ka kapërcyer edhe cmimin 1 mijë e dyqitë apo 1 mijë e treqindë lekë, dhe për qyteatrët është I papërballueshëm. Por rritje e çmimeve të qumshtit dhe të kosit, po largojnë gjithnjë e më shumë qytetarët nga këto produkte.

Ndërsa çmimet rriten, raftet e tregjeve janë të boshatisura, nga qytetarët që nuk po blejnë më dhe tregëtarët që nuk po marrin funizim pasi dekalrojnë se çmimet do të pësojnë rritje sërish.

Përball kësaj situate çmimesh jashtë kon trollit, autoritetet shtetërore janë inegzistente, e pa asnjë masë për të mbrojtur buxhetin e familjeve shqiptare, edhe pse me qindra zyrtarë paguhen nga taksat pikërisht për këtë punë.  Në datën 10 shkurt, kreu i Autoritetit të Konkurencës deklaronte se me mburrje punën, e fliste për kontrolle në tregje. Por sot Syri Tv ka kërkuar të dhëna mbi kontrollet e kryera, por jo të dhëna që nuk mori, por madje hasi edhe në refuzimin e Autoritetit për të folur për mediat..

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco