Metoda për ta zbuluar abuzimin me qumësht pluhur a vaj palme në qumështin e freskët

Metoda për ta zbuluar abuzimin me qumësht pluhur a vaj palme në qumështin e freskët

10:34, 14/02/2023
A+ Aa A-

Nga Edmond Panariti.

Prodhuesit e dhe përpunuesit e ndershëm të qumështit, duhet të jenë të parët që duhet të parandalojnë dhe denoncojnë përdorimin abuziv të qumështit pluhur, vajit të palmës apo shtesave të tjere në përgatitjen e qumështit të freskët. Kjo i mbron ata edhe nga peshkaqenët e shantazheve dhe të gjobëvënies, që me fake news janë përpjekur dhe do të përpiqen t'i nxjerrin nga tregu.

Qumështi shqiptar ka qenë viktimë edhe më parë i spekulimeve keqdashëse që e ka çuar në prag falimenti.

Mbani parasysh se me krizën e tregjeve, në këto kohë të turbullta që po kalojmë , falsifikimi është kthyer në përmasa të frikshme. Por mbi të gjitha kjo u bën nder atyre dhe konsolidon besueshmërinë te konsumatori. Këtë kërkon të dijë edhe qytetari.

Por si i bëhet? Me çfarë ta zbulojnë dhe parandalojnë.

Ka shumë metoda spektrale, kromatografike për këtë qëllim, por unë do të ftoja përpunuesit e qumështit dhe laboratorët e tyre të autokontrollit të kryejnë një analizë të shpejtë zbuluese dhe me prag të lartë ndjeshmërie, të pranisë abuzive të qumështit pluhur në qumështin e freskët.

Ky është testi me acid phosphomolibdik. Është një metodë e shpejtë, e lirë e saktë dhe e çertifikuar, e cila do t'ju mbrojë ju dhe konsumatorët nga koha e spekulimit dhe e spekulantëve.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco