Ronaldo ‘Fenomeni’: Spanja e shkatërroi Argjentinën, është një moment historik

Ronaldo ‘Fenomeni’: Spanja e shkatërroi Argjentinën, është një moment historik

13:32, 22/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Spanja ka marrë vlerësime nga të gjitha anët pas triumfit në Kupën e Botës 2026, ndërsa një prej figurave më të mëdha të futbollit, Ronaldo Nazario, i është përulur paraqitjes së “La Roja”.

Ish-sulmuesi brazilian, në një reagim në rrjetet sociale, e cilësoi suksesin e Spanjës një moment historik dhe theksoi se skuadra e Luis de la Fuentes dominoi finalen ndaj Argjentinës nga minuta e parë deri në fund.

“Spanja dominoi të gjithë ndeshjen. Ishte një ditë historike. Ndoshta nuk shënuan aq shumë gola sa meritonin, por kontrolli dhe superioriteti i tyre ishin absolutë”, u shpreh Ronaldo.

“Fenomeni” shkoi edhe më tej, duke thënë se Spanja e ka “shkatërruar” Argjentinën në finale dhe se diferenca në cilësi mes dy skuadrave ishte e madhe.

“Edhe me Mesin në fushë, Argjentina nuk mundi ta përballonte Spanjën. Një lojtar i madh mund të fitojë një ndeshje, por për të fituar një Kupë Bote duhet forca e një ekipi të bashkuar”, deklaroi braziliani.

Sipas Ronaldos, Argjentina u mbështet më shumë te lufta dhe karakteri sesa te cilësia e lojës, ndërsa Spanja përfaqëson një filozofi të qartë futbolli.

“Stili i Spanjës është më i miri në botë. Futbolli i bukur që dikur lidhej me Brazilin tani po shfaqet te kjo skuadër”, shtoi ai.

Ronaldo foli edhe për garën për “Topin e Artë”, duke zgjedhur mesfushorin spanjoll Rodri si favorit kryesor.

“Ai është kandidati numër një. Ishte lojtari më i rëndësishëm i Spanjës në këtë Botëror dhe kjo ka shumë peshë për një çmim si Topi i Artë”, përfundoi legjenda braziliane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco