Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Australisë dhe Egjiptit në 1/16-at e Kupës së Botës, me afrikano-veriorët që kryesojnë 1-0 pas 45 minutave lojë.
Goli i vetëm i pjesës së parë u shënua në minutën e 13-të nga Emam Ashour, i cili shfrytëzoi një krosim të saktë nga Karim Hafez dhe e dërgoi topin në rrjetë nga afërsia, duke i dhënë avantazhin Egjiptit.
Goli i Ashur: (VIDEO)
Ndeshja ka qenë e balancuar në momente të caktuara, por Egjipti ka kontrolluar kryesisht posedimin e topit me 68%, duke imponuar ritmin e lojës në mesfushë.
Australia ka qenë pranë barazimit në disa raste, ku rasti më i mirë erdhi nga Cristian Volpato, i cili goditi traversën me një gjuajtje të fuqishme nga distanca në minutat e para të takimit.
Në fund të pjesës së parë, portieri australian Patrick Beach reagoi mirë duke ndalur një mundësi të Mohamed Salah, i cili rrezikoi me një goditje me kokë pas një krosimi të rrezikshëm.
Sfida mbetet e hapur për pjesën e dytë, me Australinë që kërkon reagim dhe Egjiptin që synon të ruajë avantazhin dhe të sigurojë kualifikimin.
© SYRI.net