Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen' qytetarët vijojnë marshimin

VIDEO/ Shënohet goli i parë në Egjipt-Australi

VIDEO/ Shënohet goli i parë në Egjipt-Australi

20:29, 03/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka nisur me ritëm të lartë përballja mes Australisë dhe Egjiptit në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës, ku afrikano-veriorët kanë kaluar në avantazh që në minutat e para.

Egjipti ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 13-të, me Emam Ashour që finalizoi një aksion të shpejtë pas një krosimi të saktë nga Karim Hafez.

Mesfushori egjiptian u gjend në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë nga afërsia, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Goli i Ashur: (VIDEO)

Më herët në ndeshje, Egjipti ka dominuar posedimin e topit, duke arritur deri në 68% kontroll të lojës në minutat e para, ndërsa Australia është përpjekur të kundërpërgjigjet me kundërsulme.

Pavarësisht avantazhit të Egjiptit, Australia ka qenë pranë golit në minutën e 5-të, kur Cristian Volpato goditi traversën me një goditje të fuqishme nga distanca, duke i dhënë sinjalet e para rrezikuese për portën afrikane.

Sfida mbetet e hapur, me Egjiptin që kontrollon lojën me pasime të shkurtra dhe të sakta, ndërsa Australia kërkon të rikthehet në lojë përmes presionit dhe topave të gjatë në sulm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco