Thirrja e veçantë e Thomas Tuchel para duelit me Meksikën: Fëmijë, mos shkoni në shkollë, por mbështetni Anglinë!

Thirrja e veçantë e Thomas Tuchel para duelit me Meksikën: Fëmijë, mos shkoni në shkollë, por mbështetni Anglinë!

17:14, 02/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përpara ndeshjes së raundit të 16-shes së Kupës së Botës midis Meksikës dhe Anglisë, Thomas Tuchel u ka bërë një apel të pazakontë prindërve të tifozëve të rinj anglezë.

Duke pasur parasysh kohën e ndeshjes (02:00), trajneri i “Tre Luanëve” beson se ia vlen të bëhet një përjashtim nga rregullat e shkollës për një herë.

Në Angli, shkollat ​​do të qëndrojnë të hapura deri në javën e tretë të korrikut, por për Tuchel, një ngjarje si Kupa e Botës meriton një trajtim të veçantë.

“Shkruani një arsye pse mungoni në shkollë dhe lërini të shikojnë ndeshjen”, tha tekniku i anglezëve.

Gjermani më pas shpjegoi arsyen e ftesës së tij, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së tifozëve në një moment kaq delikat të turneut.

“Ka shumë për të bërë në shkollë, por Kupa e Botës mbahet çdo katër vjet. Le t’i lëmë të shikojnë. Ka një ndeshje shumë të rëndësishme pas katër ditësh dhe kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve, veçanërisht të fëmijëve”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco