Kepi i Gjelbër ishte surpriza e fazës së grupeve në Botëror, teksa zuri vendin e dytë pas Spanjës dhe duke nxjerr jashtë Uruguain.
Tashmë do të përballen me kampionët në fuqi, Argjentinën ku nuk vijnë si favoritë. Por presidenti i Kepit,
Jose Maria Neves ka deklaruar se beson që mund të fitojnë dhe të shkojnë në raundin tjetër.kepi gjelber
“Unë besoj se Kepi i Gjelbër mund ta mposhtë Argjentinën 1-0. Ne luajmë për të fituar. Kur pritjet për një ekip janë të ulëta dhe ai ekip është i etur për të fituar, është e mundur. Një komb i vogël si Kepi i Gjelbër duhet të përpiqet gjithmonë ta bëjë këtë, të surprizojë vazhdimisht njerëzit. Ekipi kombëtar i Kepit të Gjelbër ka 100% besim, 100% shpresë dhe do të japë gjithçka deri në pikën e fundit të djersës. Kjo është arsyeja pse kemi 100% shanse për ta mposhtur Argjentinën”, deklaroi.
© SYRI.net