Mesfushori i Senegalit, Pape Gueye, ka kërcënuar se nuk do të luajë më për kombëtaren, pas eliminimit dramatik nga Belgjika në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës 2026.
Futbollisti i Villarrealit reagoi menjëherë pas humbjes 3-2, duke publikuar një mesazh në Instagram, ku kritikoi stafin teknik dhe paralajmëroi se do të largohet nga përfaqësuesja nëse nuk do të ketë ndryshime.
“Do të rikthehem për të folur më shumë për këtë eliminim, por që sot po ju njoftoj se, për sa kohë ky staf teknik do të jetë në krye, unë do të bëj një pauzë nga kombëtarja”, shkroi Gueye.
Senegali ishte shumë pranë kualifikimit, pasi kryesonte 2-0 falë golave të Habib Diarras dhe Ismaïla Sarr. Megjithatë, gjithçka ndryshoi pasi Gueye u zëvendësua në minutën e 64-t me Lamine Camaran.
© SYRI.net