Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e PS goditen me vezë nga qytetarët

VIDEO/ Senegali surprizon Belgjikën, e mbyll pjesën e parë në avantazh

VIDEO/ Senegali surprizon Belgjikën, e mbyll pjesën e parë në avantazh

22:57, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Senegali e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë të përballjes ndaj Belgjikës, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-tës së Botërorit 2026.

Skuadra afrikane kaloi në epërsi në minutën e 25-të me Habib Diarra, i cili shfrytëzoi një top të kthyer në zonë pas goditjes me kokë të Ismaila Sarr, që u ndal nga shtylla, dhe e dërgoi topin në rrjetë nga një distancë e afërt.

https://dropr.co/v/5e61279e

Senegali ishte më këmbëngulës në sulm gjatë pjesës së parë. Përveç golit, Ismaila Sarr goditi shtyllën, ndërsa Sadio Mané dhe Idrissa Gana Gueye krijuan raste të tjera të rrezikshme, por pa arritur të dyfishojnë rezultatin.

Belgjika reagoi në pjesën e fundit të fraksionit të parë dhe iu afrua barazimit në disa raste.

Leandro Trossard rrezikoi që në minutën e 9-të me një goditje nga distanca, ndërsa në fund të pjesës Maxim De Cuyper u ndal nga portieri Mory Diaw, i cili bëri një pritje të shkëlqyer. Edhe Kevin De Bruyne provoi në kohën shtesë, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Pjesa e parë u ndërpre për disa minuta edhe për shkak të hyrjes së një tifozi në fushë, ndërsa në fund Senegali ruajti epërsinë minimale, duke qenë 45 minuta larg një kualifikimi të madh në fazën e 1/8-ave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco