Janë publikuar formacionet zyrtare të përballjes mes Gjermanisë dhe Paraguait, e vlefshme për fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026.
Ndeshja nis në orën 22:30 dhe pritet të jetë një sfidë interesante mes favoritëve gjermanë dhe kombëtares paraguajane, që synon surprizën.
Trajneri i Gjermanisë ka zgjedhur skemën 4-2-3-1.
Në portë është Manuel Neuer, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Joshua Kimmich, Antonio Rüdiger, Jonathan Tah dhe Nathan Brown.
Në mesfushë aktivizohen Felix Nmecha dhe Aleksandar Pavlović, ndërsa Leroy Sané, Deniz Undav dhe Florian Wirtz do të mbështesin sulmuesin e vetëm Kai Havertz.
Paraguai rreshtohet me skemën 4-1-4-1. Në portë është Orlando Gill, ndërsa në mbrojtje luajnë Juan Cáceres, Gustavo Gómez, Juan Canale dhe Junior Alonso. Mesfusha përbëhet nga Andrés Cubas, Miguel Almirón, Damián Bobadilla, Matías Galarza dhe Julio Enciso, ndërsa sulmi i besohet Gabriel Ávalos.
Në stolin e Gjermanisë spikasin emra si Jamal Musiala, Leon Goretzka, Maximilian Beier dhe Nick Woltemade, të gatshëm për të ndryshuar ritmin e ndeshjes nëse do të jetë e nevojshme.
Nga ana tjetër, Paraguai ka alternativa si Antonio Sanabria, Ramón Sosa, Kaku dhe Isidro Pitta, që mund të japin një tjetër dimension në repartin ofensiv.
Gjermania hyn në këtë takim si favorite për kualifikimin në 1/8 e finales, por Paraguai synon të befasojë dhe të vazhdojë rrugëtimin në Botërorin 2026.

© SYRI.net