Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Dosja Rama e arkitektëve të huaj

Sfida me Japoninë/ Një tifoz i veçantë për Brazilin, Ronaldinjo shfaqet në stadiumin e Hjustonit

Sfida me Japoninë/ Një tifoz i veçantë për Brazilin, Ronaldinjo shfaqet në stadiumin e Hjustonit

20:02, 29/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Brazili ka një tifoz shumë të veçantë në tribunat e stadiumit në Hjuston për sfidën ndaj Japonisë, të vlefshme për fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026.

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldinho, është shfaqur në stadium për të ndjekur nga afër këtë përballje, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe kamerave.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit ka zbritur në tribunat e stadiumit për të mbështetur Seleçaon në një moment të rëndësishëm të turneut.

Prania e tij shihet si një motivim shtesë për kombëtaren braziliane, e cila kërkon të avancojë më tej në Botëror.

Megjithatë, pjesa e parë nuk ka shkuar sipas pritshmërive për Brazilin.

Japonia ka befasuar “Seleçaon” dhe e ka mbyllur 45-minutëshin e parë në avantazh 1-0, duke e vënë skuadrën braziliane nën presion për pjesën e dytë.

Ronaldinho, i cili fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, shpreson që kombëtarja e tij të reagojë dhe të përmbysë rezultatin në pjesën e mbetur të ndeshjes.

Mbështetja e një legjende si ai nga tribunat është një motivim i madh për Brazilin, por Japonia po tregon se nuk ka ardhur vetëm për të qenë pjesëmarrëse dhe po lufton për një kualifikim historik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco