Lajmi i fundit

LIVE - Parkimi me pagesë, banorët e Durrësit në protestë

Përcaktohen nëntë çiftet e para të fazës së 1/16-ve, nuk mungojnë duelet e mëdha

Përcaktohen nëntë çiftet e para të fazës së 1/16-ve, nuk mungojnë duelet e mëdha

08:57, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kupa e Botës 2026 po lë pas fazën e llogaritjeve dhe po hyn në momentin e verdikteve. Me fazën e grupeve që po shkon drejt fundit, janë përcaktuar tashmë nëntë çiftet e para të fazës së 1/16-ave, ndërsa gjithnjë e më shumë skuadra po sigurojnë kualifikimin dhe të tjera po i japin lamtumirën turneut.

Pas ndeshjeve të fundit, tabloja e fazës me eliminim direkt ka nisur të marrë formë dhe tifozët mund të shijojnë disa përballje shumë interesante mes kombëtareve më të mira të Botërorit.

Veçanërisht vëmendjen e tërheq dueli mes Argjentinës, kampiones në fuqi, dhe debutueses surprizë, Kepit të Gjelbër, Holandë – Marok, si edhe përballjet Gjermani–Paraguai dhe Francë–Suedi, që premtojnë spektakël.

Megjithatë, skema e fazës me eliminim direkt ende nuk është plotësuar. Ndeshjet e mbetura të fazës së grupeve mund të ndryshojnë renditjen në disa grupe, duke përcaktuar edhe çiftet e fundit të 1/16-ve.

Këto janë çiftet e konfirmuara deri tani:

  • Gjermani – Paraguaj (29 qershor, ora 22:30)
  • Brazil – Japoni (29 qershor, ora 19:00)
  • Francë – Suedi (30 qershor, ora 23:00)
  • Holandë – Marok (30 qershor, ora 03:00)
  • Bregu i Fildishtë – Norvegji (30 qershor, ora 19:00)
  • Afrika e Jugut – Kanada (28 qershor, ora 21:00)
  • Shtetet e Bashkuara – Bosnjë Hercegovinë (2 korrik, ora 02:00)
  • Australi – Egjipt (3 korrik, ora 20:00)
  • Argjentinë – Kepi i Gjelbër (4 korrik, ora 00:00)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco