Messi nuk do të startojë ndaj Jordanisë

Messi nuk do të startojë ndaj Jordanisë

17:38, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, nuk do të jetë në formacionin startues në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Jordanisë, që zhvillohet të dielën nga ora 04:00.

Lajmin e konfirmoi trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes.

Scaloni iu përgjigj një pyetjeje të gazetarit argjentinas Macaya Marquez, 91 vjeç, i cili po e përcjell Kampionatin Botëror për herë të 18-të në karrierën e tij.

“Zakonisht nuk u përgjigjem pyetjeve të tilla, por meqë po vjen nga ju, do ta them: Messi nuk do të startojë. Kam shumë respekt për ju dhe jam krenar që ju shoh këtu”, ka thënë Scaloni.

Messi, 39 vjeç, po kalon një nga paraqitjet më të mira në histori të Kampionateve Botërore. Ai ka shënuar pesë gola në dy ndeshje dhe është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve me 18 gola.

Argjentina e ka siguruar pozitën e parë në grup. Në raundin e 32 më të mirave, do të luajë kundër Kepit të Gjelbër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco