Lajmi i fundit

LIVE/ Durrsakët në protestë, kundër parkimit me pagesë në qytet

VIDEO/ Belgjika shpërthen me ‘manita’, mposht Zelandën e Re dhe kalon si kryesuese e grupit

VIDEO/ Belgjika shpërthen me ‘manita’, mposht Zelandën e Re dhe kalon si kryesuese e grupit

08:28, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Belgjika dha sinjalin që pritej në ndeshjen vendimtare të Grupit G të Kupës së Botës 2026, duke mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 Zelandën e Re në Vankuver. Skuadra e drejtuar nga Garcia siguroi vendin e parë në grup dhe kualifikimin në fazën e 1/16-ve, duke përfituar edhe nga barazimi mes Egjiptit dhe Iranit, ndërsa diferenca e golave rezultoi vendimtare për renditjen.

Belgjika e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe kaloi në epërsi falë Leandro Trossard, i cili zhbllokoi sfidën në pjesën e parë. Sulmuesi belg realizoi edhe golin e dytë personal menjëherë pas rikthimit nga pushimi, duke i dhënë skuadrës së tij qetësinë e nevojshme.

Më pas në skenë dolën yjet më të mëdhenj të Belgjikës. Kevin De Bruyne dhe Romelu Lukaku shënuan për ta çuar rezultatin në 4-0, ndërsa Zelanda e Re arriti të ngushtonte përkohësisht diferencën me golin e Just. Megjithatë, në minutat e fundit ishte mesfushori i Milanit, Alexis Saelemaekers, ai që vulosi fitoren bindëse me golin e pestë.

Me këtë sukses, Belgjika e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë dhe hyn me besim të madh në fazën me eliminim direkt. Në anën tjetër, Zelanda e Re e përfundoi aventurën e saj në Botërorin 2026, duke u eliminuar pas fazës së grupeve.

Belgjikë Zelandë e Re 5-1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco