VIDEO/ Muslera gabon rëndë, Spanja mposht Uruguain dhe e eliminon nga Botërori

VIDEO/ Muslera gabon rëndë, Spanja mposht Uruguain dhe e eliminon nga Botërori

08:18, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Spanja siguroi vendin e parë në Grupin H të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 Uruguain në ndeshjen e zhvilluar në Guadalajara. Skuadra e drejtuar nga De La Fuente kaloi në fazën e 1/16-ve si kryesuese e grupit, ndërsa uruguaianët e Marcelo Bielsa-s u eliminuan në mënyrë befasuese nga turneu.

Takimi ishte i luftuar dhe me raste në të dyja portat, por u vendos nga një episod që do të mbahet mend gjatë. Në minutën e 42-të, Alex Baena provoi një goditje jo shumë të rrezikshme nga distanca, por portieri veteran, Fernando Muslera, bëri një gabim të rëndë në kontrollin e topit, duke e lënë atë të përfundonte në rrjetë.

Ky gol rezultoi vendimtar për fatin e sfidës dhe të gjithë grupit. Pavarësisht përpjekjeve të Uruguait për të rikthyer baraspeshën në pjesën e dytë, mbrojtja spanjolle ruajti avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare.

Gabimi i Muslera-s pati pasoja të rënda, pasi ai u zëvendësua më pas, ndërsa skuadra e Marcelo Bielsa-s i dha lamtumirën Botërorit shumë më herët sesa pritej. Në krahun tjetër, Spanja vazhdon rrugëtimin me moral të lartë dhe si fituese e Grupit H, duke konfirmuar ambiciet për të shkuar larg në këtë edicion të Kupës së Botës.

Uruguaj - Spanjë 0-1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco