VIDEO/ Fitore e madhe e Senegalit, pesë gola ndaj Irakut e afrojnë me 1/16-at

VIDEO/ Fitore e madhe e Senegalit, pesë gola ndaj Irakut e afrojnë me 1/16-at

21:58, 26/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Senegali i afrohet shumë kualifikimit si një prej 8 skuadrave të treta më të mira, falë fitores së thellë 5-0 ndaj Irakut. Përfaqësuesja afrikane, me vetëm tri pikë në grup, avantazhohet nga fakti se ka golaverazh pozitiv, +2. Gjithsesi, duhet pritur përfundimi i raundit të tretë, për të kuptuar në nje fitore i mjafton për të vijuar më tej.

Golat

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Senegalit dhe Irakut në Kupën e Botës 2026, një 45-minutësh i mbushur me emocione, VAR dhe vendime të diskutueshme nga arbitri.

Sfida nisi menjëherë me gol, pasi që në minutën e 4-t Senegali kaloi në avantazh. Pas një goditjeje nga këndi, Habib Diarra u gjend në vendin e duhur dhe e shtyu topin në rrjetë me trup, duke i dhënë skuadrës së tij epërsinë 1-0.

Senegal - Irak  1-0

Ndeshja mori një kthesë të rëndësishme në minutat në vijim, kur në minutën e 10-të arbitri Anthony Taylor u thirr nga VAR-i për të rishikuar një ndërhyrje të Rebin Sulaka-s. Fillimisht mbrojtësi i Irakut u ndëshkua me karton të verdhë, por pas rishikimit vendimi u ndryshua dhe ai u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak.

Kartoni i kuq i dhënë me VAR

Vendimi solli protesta dhe tension në fushë, ndërsa Iraku u detyrua të vazhdonte ndeshjen në kushte shumë më të vështira.

56’ - GOL! Një gabim në mbrojtje i dhuroi një mundësi Ismaila Sarr (Senegal), i cili ruajti qetësinë dhe e dërgoi topin në rrjetë nga afërsia. 2-0.

Senegal - Irak 2-0

59’ - Pape Gueye (Senegal) merr një pasim shumë të mirë nga shoku i skuadrës dhe lëshon një goditje shumë të fortë drejt portës, e cila përfundon brenda shtyllës së djathtë!

Senegal - Irak 3-0

71’ - Pape Gueye (Senegal) arrin te topi në kufijtë e zonës dhe lëshon një goditje të menjëhershme pa hezitim. Goditja është shumë e mirë dhe përfundon brenda shtyllës së majtë, 4-0.

Senegal – Irak 4-0

82’ - Iliman Ndiaye (Senegal) shënon me një goditje perfekte nga kufijtë e zonës, e cila përfundon në këndin e sipërm të djathtë të portës, duke mposhtur portierin, 5-0.

Senegal – Irak 5-0

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco