Më shumë se 50 të plagosur nga tërmeti në Japoni, 40,000 familje pa energji elektrike, çarje në rrugë

Më shumë se 50 të plagosur nga tërmeti në Japoni, 40,000 familje pa energji elektrike, çarje në rrugë

15:58, 28/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Më shumë se 50 persona u plagosën në një tërmet me magnitudë 7.1 ballë që goditi sot ishullin jugor japonez të Kyushu, njoftuan autoritetet dhe mediat lokale.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se tërmeti u regjistrua në qytetin Kumamoto, kryeqyteti i prefekturës me të njëjtin emër në ishullin Kyushu, rreth 900 kilometra në jugperëndim të Tokios.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, nën sipërfaqen e detit, por Qendra Amerikane e Monitorimit të Cunamit në Paqësor tha se nuk kishte rrezik për një cunami jashtë brigjeve lokale.

Kryeministri japonez Sanae Takaichi tha se numri i përgjithshëm i viktimave dhe shkalla e dëmit po monitorohen dhe vlerësohen ende, raporton Reuters.

"Ne jemi informuar tashmë se ka të lënduar. Në disa zona, pati ndërprerje të energjisë elektrike dhe zjarre, dhe u regjistruan dëme në rrugë dhe ura, si dhe shembje ndërtesash", tha ajo.

Një spital raportoi më shumë se 50 të plagosur, raportoi shërbimi publik HNK.

Disa pasagjerë të trenit me shpejtësi të lartë u plagosën gjithashtu, raportoi gazeta Nikkei.

Disa ndërtesa u dëmtuan, përfshirë qendrën tregtare të kompanisë "Aeon", ku, sipas mediave, ndodhi një shpërthim.

Gjithashtu u raportuan çarje në rrugët kryesore, si dhe disa dalje nga shinat e trenave, ndërsa ambientet e TSMC, "Sony" dhe "Fujifilm" u evakuuan.

Termocentrali i ishullit Kyushu tha se rreth 40,000 familje ishin pa energji elektrike, trafiku hekurudhor u ndal dhe aeroportet u detyruan të pezullonin fluturimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco