Ministria e Jashtme e Rumanisë njoftoi të hënën dëbimin e një diplomati nga ambasada ruse, duke e lidhur vendimin me shkeljet e përsëritura të hapësirës ajrore rumune nga dronë gjatë ditëve të fundit.
Sipas autoriteteve rumune, ambasadori rus është informuar zyrtarisht për këtë masë. Ndërkohë, pilotët e avionëve luftarakë F-16 të Rumanisë kanë rrëzuar tre dronë në tre ditë radhazi, nga e premtja, në një periudhë kur Rusia ka shtuar sulmet ndaj Ukrainës fqinje.
Nga ana tjetër, Ambasada e Rusisë në Bukuresht i hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si të pabaza. Në reagimin e saj, ajo deklaroi se Rusia nuk ka drejtuar kurrë dronë drejt objektivave në territorin rumun.
Ambasada ruse paralajmëroi gjithashtu se Moska do të ndërmarrë masa hakmarrëse në përgjigje të vendimit të autoriteteve rumune.
© SYRI.net