Mbi 600 mijë mushkoja janë lëshuar këtë verë në zonën e Uashingtonit DC, në përpjekje për të reduktuar popullsinë lokale të mushkonjave. Bëhet fjalë vetëm për mushkonja meshkuj, të infektuara me bakterin natyror Wolbachia.
Ato nuk pickojnë njerëzit dhe bakteret që mbartin pengojnë çeljen e vezëve të prodhuara pas çiftëzimit.
Kompania Bee Safe Mosquito Control është biznesi i parë në SHBA që ofron këtë formë kontrollit.
Deri më tani, metoda të tilla ishin përdorur vetëm nga institucionet lokale të kontrollit të mushkonjave, agjencitë e shëndetit publik apo projekte kërkimore.
Por kjo metodë po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet. Alphabet, kompania mëmë e Google, ka kërkuar miratimin për të lëshuar deri në 64 milionë mushkonja të infektuara me Ëolbachia në Kaliforni dhe Florida.
Kjo nismë vjen në një kohë kur ndryshimet klimatike po krijojnë kushte më të favorshme për mbijetesën dhe shumimin e mushkonjave, duke rritur shqetësimet për përhapjen e sëmundjeve që transmetohen nga këto insekte.
© SYRI.net