Diversioni i Putinit: Territoret e Ukrainës mund t’u kthehen Polonisë, Hungarisë e Rumanisë

Diversioni i Putinit: Territoret e Ukrainës mund t’u kthehen Polonisë, Hungarisë e Rumanisë

15:55, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur sërish pretendime diversive mbi të ardhmen e territoreve perëndimore të Ukrainës, duke deklaruar se disa prej tyre mund të përfundojnë në të ardhmen nën kontrollin e vendeve që, sipas tij, i kanë zotëruar historikisht.

Në deklaratat e tij, Putin iu referua periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore, duke pretenduar se lideri sovjetik Joseph Stalin ia kishte kaluar Ukrainës disa territore që më herët kishin qenë pjesë e Polonisë, Hungarisë dhe Rumanisë.

Sipas presidentit rus, këto ndryshime territoriale u bënë në një kohë kur republikat përbërëse të Bashkimit Sovjetik ishin pjesë e të njëjtit shtet. Putin shtoi se Stalini nuk mund ta kishte parashikuar situatën aktuale dhe pretendoi se Ukraina “herët ose vonë” mund t’i humbasë këto territore.

“Me sa duket, Stalini nuk e kishte menduar kurrë se mund të krijohej një situatë si ajo e sotmja”, u shpreh Putin.

Presidenti rus përsëriti gjithashtu versionin e Kremlinit për nisjen e luftës, duke mohuar se Rusia ka qenë agresore dhe duke pretenduar se Moska thjesht po i përgjigjet veprimeve të Ukrainës, të mbështetura nga Perëndimi.

Deklaratat vijnë në një moment kur çështja e territoreve të pushtuara dhe statusi i tyre mbeten ndër pengesat kryesore për çdo përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco