Dy sulme me thikë në New York, lëndohen dy persona. Autori i dyshuar vihet në pranga

Dy sulme me thikë në New York, lëndohen dy persona. Autori i dyshuar vihet në pranga

08:25, 24/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy persona u plagosën në sulme të ndara me thikë në New York City. Sulmet u kryen brenda pak orësh nga njëri-tjetri, teksa autori raportohet se që bërtiti “Allahu Akbar”. Pas sulmeve autori i dyshuar dhe është marrë në paraburgim teksa autoritetet po i hetojnë rastet si krim të mundshëm urrejtjeje.

Të plagosurit u dërguan në spital ku morën ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autori u identifikua si 51-vjeçari, Raul Morales.

Hetimi për të përcaktuar motivin është në vazhdim dhe sipas dëshmitarëve, Morales bërtiti ‘Allahu Akbar’ gjatë të dy sulmeve. Policia e Nju Jorkut po vlerëson aktualisht nëse këto janë krime të mundshme të urrejtjes “.

“Edhe pse autori i krimit nuk ka të kaluar probleme psikiatrike të njohura për NYPD-në, provat fillestare nga hetimi sugjerojnë se shëndeti i tij mendor mund të ketë luajtur një rol”, njoftoi policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco